Strakosha kalon vizitat mjekësore, mbetet vetëm firma për surprizën e Premier Ligës

Thomas Strakosha pritet të prezantohet këtë të martë si blerja më e re e klubit të Brentford në Premier Ligë. Portieri i përfaqësueses shqiptare, pas zërave të shumtë për klube ku do të ishte zgjedhje e dytë si  Çelsi e Mançester Junajtid, pritet të jetë titullar në kampionatin anglez me klubin londinez.

STRAKOSHA 1

Gazetari i njohur i merkatos, Fabricio Romano, ishte ai që dha lajmin për lëvizjen e Strakoshës në Angli, teksa në darkën e të hënës, konfirmoi se tashmë akordi ishte arritur dhe vetëm pritej prezantimi i tij.

“Thomas Strakosha ka përfunduar vizitat mjekësorë në Londër me Brentford këtë mëngjes dhe tani pritet të prezantohet si blerja e tyre e re. Kontrata është thuajse gati, ai do të ndjekë gjurmët e Hikei dhe Ljuis Poter si një lojtar i ri i Brentford”, shkruante gazetari i njohur.

Brentford ishte surpriza e sezonit të kaluar në Premier Ligë, pasi klubi i vogël ia doli që të mbijetonte në elitë duke u renditur në vendin e 13, e duke lënë pas ekipe me emër si Aston Vila, Everton e Lids.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×