Klubi futbollistik Llapi të enjten që lamë pas zhvilloi ndeshjen e parë në Konferencë Ligë ku u ndesh me malazezët e Buduçnostit. Skuadra shqiptare nuk u prit aspak mirë nga tifozët vendës, të cilët përveç fyerjeve raciste, ata edhe hodhën gjësende të forta në drejtim të pankinës së Llapit.
Ekipi i Tahir Batatinës u mposht me rezultat 2:0, megjithatë ai po beson se ky avantazh i malazezëve mund të përmbyset në ndeshjen e kthimit, por që u ka bërë thirrje të gjitha grupeve të tifozëve të vijnë në stadiumin “Fadil Vokrri” për t’i mbështetur “Legjendat” në mënyrë që të krijojnë një atmosferë sa më të mirë në stadium. Me t’u kthyer në Kosova, faqja zyrtare e Llapit bëri thirrje për një organizim të tifozëve nga e gjithë Kosova për ta mbështetur skuadrën në ndeshjen kthyese.
Deri tani, nëpërmjet publikimeve në rrjete sociale, shumë grupe tifozësh e kanë shprehur gatishmërinë për ta përkrahur Llapin. Organizimi është duke shkuar shumë mirë dhe se ftesa është bërë me të vetmin qëllim që shqiptarët të dëshmojnë që janë të bashkuar kur është fjala për çështje kombëtare.
Llapi ka marrë mbështetje të madhe nga e gjithë Kosova, por interesim kanë shprehur edhe grupe tifozësh nga Shkupi, Presheva e Tirana. Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë i stërmbushur me rreth 11 mijë tifozë. Ndeshja mes Llapit dhe Buduçnostit zhvillohet të enjten me fillim nga ora 20:00.
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…