“Burg qytetarëve që e mbajnë kondicionerin mbi 19 gradë”, Rama kërkon ndjesë publikisht pas reagimit të ambasadës zvicerane: Mund të jem ‘viktimë’ e…

Rama 5 Ok

Kryeministri Edi Rama ka pranuar publikisht se kishte bërë një gabim teksa përmendte në daljet e tij publike faktin se qytetarët zviceranë do dënoheshin deri në 3 vite burg nëse e ndiznin kondicionerin më shumë se 19 gradë.

Rama kërkoi ndjesë publikisht, duke shtuar se mund të ketë rënë viktimë e një informacioni jo të plotë. Kujtojmë se ambasada zvicerane në Tiranë reagoi, duke hedhur poshtë këtë lajm.

“Retorikën ua kam lanë atyre që merren me retorikë. Vendimi im është i prerë. Ju mund të çuditeni kur pas kaq kohe Lidhur me shembullin që sollët, s’e kam dëgjuar këtë keqkuptim, nuk e di por nuk ka rëndësi, mbase mund të jetë një shembull që vjen si rezultat i një keqkuptimi, mbase kam rënë dhe unë viktimë e një informacioni jo të plotë e të saktë. Kërkojë ndjesë jemi në një kohë të tillë, por kjo nuk do të thotë aspak që bota nuk është e mbushur me masa të tilla shtrënguese.

Unë do e verifikoj e do e marr vesh saktësisht si është rasti por shikoni Gjermaninë, shikoni Britaninë e Madhe se si vendet e zhvilluara që nuk të shkon mendja po paraqesin para popujve të tyre planet e kufizimeve të energjisë, gjë që ne nuk kemi dëshirë ta bëjmë.

Për ata qe me përmendin Kosovën, Kosova ka halle shumë të mëdha të një natyre tjetër që vijnë nga një strukturë tjetër e prodhimit të energjisë por Kosova përgatitët për kufizime dhe më të rënda. Ndërkohë jemi në bashkëpunim për të ndihmuar njëri-tjetrin sa më shumë. Mund të shikoni Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Zvicrën, se si vendet e zhvilluara që nuk të shkon mendja po bëjn plane për kufizime të energjisë. Mund të na vijë nevoja, por sot skemi plan të themi se do shkurtojmë energjinë. Ne jemi në bashkëpunim të ngushtë me Kosovën, që ta ndihmojmë më shumë.”, tha Rama.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×