Shehi përgatit edhe penalltitë, ja formacioni i mundshëm i Tiranës sonte ndaj Dudelanzhit në Champions

Tirana mbyll përgatitjet për sfidën me Dudelanzhin.

TIRANA

Nën sytë e presidentit Refik Halili, trajneri Orges Shehi mbylli përgatitjet për sfidën e Champions-it. Skuadra gjatë gjithë stërvitjes vetëm u argëtua, ndërsa në fund pati një lojë të vogël dhe disa ushtrime taktike. Binte në sy “shfashimi” i treshes Seferi, Ismajlgeci e Najdovski.

KORRNET – Trajneri Shehi ka punuar me lojën në ajër dhe skemat që do të vërë në zbatim gjatë sfidës së sotme. Shehi ka këshilluar skuadrën në çdo moment dhe është munduar që ta çojë te goli me skemë skuadrën bardheblu. Nuk kanë munguar as gjuajtjet në portë.

PENALLTITË – Ashtu siç pritej, ekipi është stërvitur edhe për penalltitë. Në fakt, bardheblutë kanë më shumë se një vit që stërviten për 11- metrat, por këtë herë e kanë bërë seriozisht. Të gjithë kanë goditur topin për të parë se cili është më mjeshtri në goditjet standarde, gjithmonë nëse do të hyjë në punë një gjë e tillë.

SHEHI ME DE SILVËN – Në momentin e largimit nga fusha “Skënder Halili”, Shehi është parë të diskutojë gjatë me De Silvën. Përkthyes është bërë Kosta Jani që di spanjisht. Trajneri ka kërkuar dhe i ka shpjeguar gjithçka për ndeshjen me Dudelanzhin. Sipas tij, De Silva është një nga pikat kyçe të skuadrës.

FORMACIONI – Më në fund, Orges Shehi ka vendosur edhe për lojtarët që do të luajnë nga minuta e parë. Ardit Hila fiton balotazhin me Qefalijan e Kukën dhe do të luajë nga minuta e parë. Pjesa tjetër e skuadrës është e njëjtë si në sfidën e parë me Dudelanzhin.

Nga ana tjetër, Shehi ka punuar me goditjet standarde, si dhe ka përgatitur një plan B, i cili konsiston me De Silvën në stol, Seferin sulmues qendre së bashku me Xhixhën, Hasanin djathtas, ndërsa Qefalija mesfushor.

Ky është rasti i zëvendësimeve, me Shehin që nuk i shpëton asgjë.

tir

OLSI AVDIAJ – Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×