
Zbardhet ngjarja në Sarandë, ku një 38-vjeçar shkoi i plagosur në spital.
Siç raportoi më herët BalkanWeb, Erlind Rumani ishte paraqitur në spital gjatë natës me plagë thike në qafë. Ndërkohë policia pohon se 38-vjeçari ishte konfliktuar me një person, për të cilin po punohet për ta identifikuar dhe më pas arrestuar.
NJOFTIMI
Më datë 15.05.2022, është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës shtetasi E. R.,  38 vjeç, banues në lagjen Nr. 2 Sarandë, pasi dyshohet se për motive të dobëta është konfliktuar me një shtetas tjetër.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e personit të përfshirë në konflikt.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Arena e Lajmit

 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
                     and then
 and then