E ardhmja e Marash Kumbullës pritet të jetë La Liga, gati marrëveshja për huazimin e mbrojtësit kuqezi

Marash Kumbulla është shumë pranë një aventure të re në futbollin spanjoll. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare pritet të transferohet te Rajo Vajekano, ndërsa negociatat mes klubit madrilen dhe Romës kanë hyrë në fazën përfundimtare.

Sipas raportimeve të mediave pranë dy klubeve, palët po mbyllin detajet e fundit të marrëveshjes për huazimin e 26-vjeçarit. Procedurat administrative pritet të përfundojnë në ditët në vijim, duke i hapur rrugën zyrtarizimit të transferimit.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, Kumbulla do të vazhdojë karrierën në La Liga me fanellën e Rajo Vajekanos, duke synuar më shumë minuta në fushë dhe një rol të rëndësishëm në repartin defensiv. Konfirmimi zyrtar i marrëveshjes pritet të vijë shumë shpejt.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×