“MLS s’është kampionat për pensionistë”, Bejl prezantohet te Los Anxheles FC: Jam këtu për…

Gareth Bejl u zyrtarizua disa ditë më parë si lojtari më i ri i skuadrës amerikane, Los Anxhelos FC, pas largimit si lojtarë i lirë nga Reali i Madridit.

756756767

Uellsiani foli përpara mediave në prezantimin te klubi i ri, ku theksoi se MLS-ja nuk është një ligë për pensionistë dhe se është këtu për t’u përgatitur sa më mirë për Europianin e ardhshëm.

“Ky është një kampionat që ka bërë një rrugë të gjatë gjatë 10 viteve të fundit. Nuk mendoj se është e drejtë të konsiderohet MLS një ligë e pensionsitëve. Mendoj se ka shumë vështirësi edhe në këtë kampionat, por dua të lë gjurmën time në ligë.

Kjo aventurë e imja nuk është një gjë afatshkurtër prej 6 apo 12 muajsh. Ky transferim më jep mundësinë për të ecur përpara drejt Europianit të ardhshëm. Këtu gjeta një mjedis fantastik: gjithçka që shihni është e pabesueshme. Shpresoj se tani mund të bëj pjesën time dhe ta çoj këtë klub në nivelin tjetër.”, u shpreh Bejl.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×