VIDEO/ Zhgënjim bardheblu, Tirana dështon në misionin e përmbysjes dhe i jep lamtumirën Champions

Tirana i ka dhënë lamtumirën Ligës së Kampioneve teksa ka dështuar në misionin e saj të përmbysjes ndaj Dudelanzh.

bandicam 2022-07-12 22-02-49-960

Bardheblutë duhej të përmbysnin humbjen 0-1 të sfidës së parë dhe si filloi sfida, u duk se do ta bënin një gjë të tillë, pasi iu afruan disa herë golit dhe goditën shtyllën me Devid. Por pak nga pak, miqtë u rreshtuan mirë në mbrojtje dhe duke shfrytëzuar kundërsulmet dhe goditjet standarde vunë në vështirësi disa herë Bekajn.

Goli i Bojiç në fillimin e pjesës së dytë ua bëri më të thjeshtë miqve administrimin e ndeshjes dhe më pas duke përfituar nga hapësirat që lejoi Tirana në prapavijë, shënuan edhe të dytin me Sinanin. Sulmet e fundit të Tiranës sollën vetëm një gol nga Xhixha që nuk ndryshoi fatin e duelit për bardheblutë të cilët dolën të mundur nga kjo ndeshje dhe u larguan nga Liga e Kampioneve që në turin e parë.

TIRANA-DUDELANZH 1-2
78′ Xhixha / 50′ Bojiç, 61′ Sinani

MINUTË PAS MINUTE

90’+11’ Mbyllet ndeshja me fitoren e Dudelanzh 1-2. Tirana eliminohet nga Liga e Kampioneve.

90’+8’ Përgjoni ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli në sulm.

90’+7’ Morren ka mundësinë të rrezikojë nga e djathta dhe gjuan me forcë, por duke çuar topin mbi traversë.

90’+6’ Një top në zonë kthehet në asist për Seferin, por Foks del dhe largon sferën.

90’+5’ Gjyqtari bën shenjë që loja mund të rifillojë pasi përgjegjësi i sigurisë zbret në terrenin e “Air Albania”.

90’+1 Gjyqtari paralajmëron se nuk do të fillojë ndeshjen nëse nuk vjen përgjegjsi për sigurinë i stadiumit.

bandicam 2022-07-12 21-50-42-905

90’ Jepen 7 minuta shtesë.

90’ Gjyqtari ndal përsëri lojën dhe komunikon me Grent Halilin për hedhjen e sendeve në fushën e lojës.

87’ Zhunior ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Behiratçe.

84’ Hasan dhe Shtumpf i lënë vendin në fushë Agoviç dhe Zhunior për miqtë.

83’ Pas një goditje nga këndi të ekipit mik, Diuf tenton me kokë dhe sfera për fatin e Bekajt ndalet nga traversa.

81’ Najdovski ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Shtumpf. Më pas edhe Ismailgeci për protesta.

79’ Hasani ndëshkohet me karton të verdhë pas protestave për një faull në sulm të Xhixhës.

78’ Trajneri Fangueiro ndëshkohet me karton të kuq për protesta pas golit të Tiranës.

78’ GOOOL nga Tirana. Top i gjatë i Aleksit, gjen Xhixhën i cili me një sprint të shpejtë shfaqet para portierit dhe e mposht atë me një diagonale të saktë.

72’ Bojiç i lë vendin Deker në fushë, ndërsa Skënderoviç i lë vendin Da Kruz.

71’ Përsëri nuk funksionon siç duhet skema me topin e gjatë të Aleksit për Xhixhën, i cili sheh t’i merret topi nga mbrojtja vendase sapo hyn në zonë.

69’ Ismailgeci nis një top në thellësi për Xhixhën, sulmuesi përplaset me portierin dhe ndëshkohet me karton të verdhë për lojë të rrezikshme.

67’ Seferi mundohet të bëjë gjithçka vetë në krahun e djathtë dhe gjen hapësirën për të gjuajtur në portë, por nuk ka shënjestrën për të dërguar topin drejt rrjetës.

63’ Totre lë fushën e lojës me Shehin i cili vendos të aktivizojë Hasanin në minutat e mbetura.

61’ Tjetër shuplakë për Tiranën. Pas një aksioni nga e djathta të miqve, topi shkon në anën tjetër te Sinani i cili kontrollon dhe gjuan duke gjetur golin e dytë.

58’ Qefalia merr vendin e Hilës, ndërsa Toshevski i lë vendin në fushë Përgjonit.

57’ Hasan gjen hapësirë nga e djathta për të gjuajtur, pro gabon shënjestrën dhe dërgon topin jashtë.

55’ Tirana ka humbur qetësinë në këto momente dhe gabon pasime të thjeshta duke i dhënë mundësinë kundërshtarëve që t’i afrohen zonës së Bekajt.

52’ I sapofuturi Uasiero ka mundësinë që të dyfishojë shifrat, por gjuajtja e tij këtë herë ndalet nga Bekaj.

50’ E pëson Tirana! Totre rrëshqet dhe humb topin, Bojiç merr sferën dhe gjuan nga distanca duke mposhtur Bekajn.

49’ Dudelanzh detyrohet të largojë nga fusha Gashin për dëmtim dhe në fushë hyn Uasiero.

47’ Tirana me fat në fillimin e pjesës së dytë. Haxhi merr topin në hyrje të zonës dhe ka hapësirën për të gjuajtur, por nuk gjen portën e bardhebluve.

46’ Nis pjesa e dytë pa zëvendësime në radhët e dy ekipeve.

Taulant Seferi për “SuperSport” në pushimin e ndeshjes: “Duhet vetëm të jemi efikas para portës, i kishim shanset. Devid aty duhet të ishte me më vetëbesim. Ça të bëjmë! Tani të vazhdojmë pjesën e dytë duke sulmuar dhe duke luajtur përpara”.

45’+4′ Mbyllet pjesa e parë me barazimin pa gola. 

45’+4’ Xhixha niset drejt portës dhe tenton menjëherë me një goditje të fortë që përfundon jashtë, sulmuesi më pas sinjalizohet në pozicion jashtë loje.

45’+1’ Gashi në të djathtën nis topin në qendër ku Bekaj nuk është i sigurt dhe i jep mundësinë Hasan të provojë me roveshatë drejt portës së boshatisur, por për fat pa gjetur katërkëndorin.

45’ Jepen 4 minuta shtesë në fund të pjesës së parë.

42’ Presing i lartë i Tiranës që ka zhvendosur lojën plotësisht pranë zonës kundërshtare, por nuk po gjen më hapësira për të gjuajtur drejt katërkëndorit të skuadrës mike.

39’ Gjyqtari ndal një aksion të Tiranës për faull të Seferit mes protestave të bardhebluve, me Aleksin i cili përfundon mes të ndëshkuarve me karton të verdhë.

38’ Tjetër top i gjatë nga thellësia për Xhixhën i cili nuk kontrollon siç duhet dhe humbet mundësinë për të rrezikuar portën kundërshtare.

35’ Përsëri gabim në mesfushën bardheblu duke i dhuruar topin kundërshtarëve. Najdovski devijon jashtë një pasim të rrezikshëm nga e djathta drejt Hasan.

33’ Aksion i shpejtë me kombinime i bardhebluve me Totren i cili është në pozicion gjuajtje ndaj tenton portën, sfera devijohet dhe përfundon në krahët e portierit mik.

30’ Mbrojtja bardheblu nuk largon mirë topin dhe i jep mundësinë Haxhi të gjuajë nga e majta me Bekajn e dalë nga katërkëndori, por sfera përsëri kalon mbi traversën e portës bardheblu.

29’ Goditje dënimi ballore për skuadrën mike, Haxhi tenton direkt portën nga rreth 25 metra por çon sferën mbi traversë.

26’ Goditje këndi për Dudelanzh, Da Kosta devijon me kokë në shtyllën e parë por nuk gjen katërkëndorin e Bekajt.

21’ Devid kombinon mirë me Seferin dhe shfaqet në pozicion gjuajtje në të djathtën, por dërgon sferën jashtë me tentativën e tij.

20’ Ndeshja ndërpritet për disa çaste pasi gjyqtaria kërkon të sinjalizohen tifozët e Tiranës dhe të njoftohen që të ndalin hedhjen e sendeve në fushë.

20’ Top perfekt i Aleksit për Xhixhën i cili shfaqët para portierit por nuk arrin të kontrollojë dhe rrëzohet pas kontaktit me një mbrojtës duke mos marrë as një penallti të mundshme.

16’ Shtylla i mohon golin Tiranës. Aksion spektakolar i Seferit në të djathtën, ai driblon kundërshtarin dhe pason për Devid, por gjuajtja e këtij të fundit pak hapa larg portës përfundon në shtyllë.

15’ Pas një goditje dënimi, Devid përpiqet të ulë topin për shokët e skuadrës por sfera përfundon në duart e portierit mik.

14’ Karton i verdhë për Shtumpf pas një faulli ndaj Seferit.

12’ Hila humb topin pranë zonës së bardhebluve, ndërhyrja e Najdovskit i cili çon topi në këndore, eviton probleme për portën e Bekajt.

9’ Aksion i shpejtë i Tiranës me Seferin në krahun e djathtë. Sulmuesi del para portierit por gjuajtja e tij ndalohet me këmbë nga gardiani i Dudelanzh.

7’ Toshevski humb topin para zonës dhe Morren tenton menjëherë gjuajtjen në portë, por gjen në pozicion Bekajn i cili pret qetësisht.

2’ Goditje këndi për Dudelanzh, Bekaj del dhe grushton sferën larg kartërkëndorit të tij.

1’ Nis dueli me shkelmimin nga qendra të skuadrës bardheblu.

FORMACIONET ZYRTARE

Tirana: Bekaj, Ismajlgeci, Najdovski, Behiratçe, Toshevski, Aleksi, Totre, Hila, Xhixha, Seferi, Devid.
Trajner: O. Shehi

Dudelanzh: Foks, Da Kosta, Skenderoviç, Diuf, Gashi, Shtumpf, Bojiç, Morren, Sinani, Hasan Nader, Haxhi.
Trajner: K. Fangueiro

asdasdasdsad

WhatsApp Image 2022-07-12 at 7.18.54 PM

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×