Shpërbëhet banda e kokainës në Zvicër, përfundojnë në pranga 3 shqiptarët, njëri prej tyre ‘truri’ i grupit

L Lugano Francesca Verda Chiocchetti 186ku

Një i ri shqiptar është dënuar së fundmi nga Gjykata e Luganos në Zvicër pasi akuzohet se luante rolin e kreut të një organizate kriminale përgjegjëse për trafikim të lëndëve narkotike, kryesisht kokainës.

Raportohet se 29-vjeçari së bashku me 6 të pandehur të tjerë operonin në disa zona të Italisë, ndërsa bëhet me dije se ndër të arrestuarit e tjerë janë edhe dy shtetas të tjerë shqiptarë të cilët kanë marrë pjesë në shitjen e kokainës në mënyrë të drejtpërdrejtë te konsumatorët.

Gjykata vendosi që njëri prej tyre, 40-vjeç të dënohet me 5 vite burgim, ndërsa një tjetër i përfshirë 27-vjeçar u dënua me 3 vite e 3 muaj burg, dënim të cilin do ta vuajnë në burgun La Stampa.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×