
Teksa Juri Imeraj, një nga emrat e shpallur në kërkim pas urdhër-arrestit të lëshuar nga SPAK për inceneratorin e Fierit, përfaqësuesi ligjor, Loren Liço pohoi se akuzat ndaj klientit të tij janë absurditet.
Ai tha për gazetaren Klodiana Lala se Imeraj do të përballet me drejtësinë, por për momentin ndodhet jashtë vendit për disa probleme shëndetësore.
“Klienti im ka qene për dy vjet në dispozicion të hetimit. Ai është administrator i një prej kompanive të kontraktuara nga koncensionari. Eshte larguar nga vendi për probleme shëndetësore. Akuzat kunder tij jane një absurditet. Ai do te përballet me drejtësinë. Kontraktimi i tij ka qenë ligjor dhe çdo transaksion financiar është bërë përmes bankes.”, tha avokati.
Arena e Lajmit