Burri i vdiq nga dhuna e grabitësve, e moshuara rrëfehet mes lotësh: Na dhunuan, të më vrisnin mua në vend të Caushit

Mallakaster Gruaja E 89 Vjecarit Te Dhunuar

News24 ka shkuar në banesën e 89-vjeçarit që ndërroi jetë pasi u dhunua nga grabitës të armatosur. Ngjarja ndodhi në Klos të Mallakastrës. Gazetari Ervis Kuçi ka siguruar dëshminë e gruas së viktimës, Çaush Shehajt.

E moshuara tha se ishin dy të rinj ata që i dhunuan ndërsa burri i saj vdiq nga dhuna. E moshuara, e ulur pranë oxhakut të banesës së vjetër, mes lotësh lutet që të ishte ajo në vend të burrit të saj.

“Ishin të rinj ata që na dhunuan. Na dhunuan 2 djem të rinj. S’më vranë mua në vend të Caushit. Caushin e vranë fare. Mua më vranë. Më rrahën”, tha e moshuara.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×