Banesa dhe tokat nën ujë, situatë dramatike në Kuç të Shkodrës. Vijon evakuimi i banorëve. Bllokohet në kanal një mjet i ushtrisë

Permbytje Ne Shkoder 5

Dramatike është situata në Kuç të Shkodrës, ku shumë banesa gjenden në ujë për shkak të përmbytjeve. Gazetari Senad Nikshiqi në një lidhje live për News24 deklaroi se shumë banorë kanë lënë banesat gjatë natës, ndërsa vijon ende evakuimi nga ana e Ushtrisë, e cila ndodhet në terren. Gjithçka në këtë fshat, që është nën ‘pushtetin’ e ujit, bëhet me varka dhe me mjete të larta të ushtrisë.

Gazetari tha se ka pasur dhe nga ata banorë që nuk kanë dashur të evakuohen, ndërkohë që ka një shtim të sipërfaqes së përmbytur që prej mëngjesit të sotëm.

Ndërkohë, që personat e sëmurë janë larguar nga banesat e tyre gjatë mbrëmjes, ndërsa bashkia ka vënë në dispozicion disa ambientet në përdorim të saj, për të strehuar banorët e prekur nga këto përmbytje. Po ashtu mësohet se një mjet i ushtrisë ka mbetur i bllokuar në një kanal të fshatit Kuç.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×