Jo vetëm Kulibali, Çelsi shumë pranë transferimit të mbrojtësve të PSG-së dhe Sitit

Çelsi është një nga klubet më aktive këtë merkato. “Blutë” zyrtarizuan së fundmi transferimin e Sterling dhe shumë shpejtë do të konfirmohet dhe Kalidu Kulibali i Napolit. Gjithsesi klubi londinez nuk do të ndalet këtu.

Celsi

Trajneri i “Bluve”, Tomas Tuhel, ja ka bërë të qartë presidentit të ri të klubit, Tod Boehli, që si synim Çelsi të ketë mbrojtjen, pasi largimi i Rudiger dhe Kristensen kanë lënë një boshllëk të madh në prapavijë.

Kështu që presidenti amerikan ka nisur tashmë tratativat edhe me dy mbrojtës të tjerë për t’i kompletuar skuadrën gjermanit.

I pari është holandezi i Mançester Sitit, Natan Ake. 27-vjeçari ishte pjesë e “Bluve” deri në vitin 2017, kur u largua më pas për Burnmuthin. Tashmë Boehli është gati që ta rikthejë dhe një herë, duke paguar shumën që kërkon Guardiola në këmbim.

chelsea-punto-fichar-ake

Për sa i përket të dytit, bëhet fjalë për Presnel Kimpembe. Mbrojtësi francez duket e është jashtë planeve të PSG-së dhe shumë klube të mëdha janë vënë në ndjekje të tij, me Juventusin që duket në “pole-position”. Por një ofertë e mirë nga Çelsi, mund ta bind francezin që si destinacion të zgjedhë Premier Ligën.

kimpembe markinjos

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×