EKSKLUZIVE/ Kthim i bujshëm pas 10 vitesh te Dinamo, një emër i njohur firmos për blutë

Dinamo e edicionit të ri do të tentojë padyshim që të ngjitet përsëri shpejt në Superiore, por edhe që t’i shkojë deri në fund Kupës së Shqipërisë. Për këtë arsye, blutë po bëjnë përforcime me emra të njohur të futbollit shqiptar.

ASION DAJA 4

 

Një i tillë pritet të zyrtarizohet nesër nga klubi blu. Burime pranë klubit bëjnë me dije për “Panorama Sport” se blerja më e re e bluve do të jetë Asion Daja. Mesfushori i cili ka dalë pikërisht nga akademia e Dinamos dhe ka luajtur me të deri në vitin 2012, do të kthehet kësisoj pas një dekade përsëri në këtë klub, duke u bërë një nga elementët kyç të mesfushës së ekipit të drejtuar nga Nevil Dede.

asion daja

Daja ka luajtur gjatë kësaj periudhe me skuadrat e Kastriotit, Partizanit, Tiranës, Skënderbeut dhe Teutës, duke dalë kampion me këtë të fundit, ndërsa tani bëhet gati që të ndihmojë Dinamon të kthehet në elitë.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×