LIGA E KAMPIONEVE/ Turi i parë mbyllet me surpriza, mësohet kalendari i ndeshjeve të turit të dytë

Turi i parë i Ligës ë Kampioneve sot është mbyllur me susprizë mjaft interesante, pasi ka pasur ndeshje që kanë dalë jashtë parashikimeve.

champions 1

Padyshim surpriza më e madhe është eliminimi i CFR Kluzh nga Pjunik i Armenisë, i cili ka fituar me penallti në fushën e rumunëve. Pas barazimit pa gola në sfidën e parë në transfertë, mendohej se rumunët do të fitonin lehtësisht, por ata nuk kanë shfrytëzuar dy herë avantazhin në duelin e kthimit, teksa janë arritur nga një gol në minutën e 119 nga armenët në shtesa. Rumunët gabuan më pas dy herë nga pika e bardhë, duke i dorëzuar kualifikimin kundërshtarëve.

Sllovan Bratislava është kualifikuar ndërkohë vetëm falë kohëve shtesë, ndërsa Bodo/Glimt ia doli me një gol më shumë të shënuar, pasi u mund 3-1 në Ishujt Faroe ndaj KI Klaksvik, pasi kishte fituar 3-0 sfidën e parë.

Rezultatet e sotme
Dinamo Batumi-Sllovan Bratislava 1-2
Klaksvik-Bodo/Glimt 3-1
Shaktior Soligorsk-Maribor 0-2
Ferencvarosh-Tobol 5-1
CFR Kluzh-Pjunik Jerevan 2-2 (3-4 p)
Linfilld-TNS 2-0
*Të theksuara skuadrat që kaluan turin

TURI I DYTË
Rruga e Kampionëve
Ferencvarosh-Sllovan Bratislava
Dinamo Zagreb-Shkupi
Karabak-Zyrih
HJK-Viktoria Plzen
Linfilld-Bodo/Glimt
Zalgiris-Malmo
Ludogorets-Shamrok Rovers
Maribor-Sherif Tiraspol
Makabi Haifa-Olimpiakos
Pjunik-Dudelanzh

Rruga e Ligës
Midtjylland-AEK Larnaka
Dinamo Kiev-Fenerbahçe

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×