Merkato me “silenciator”, Bylisi në kërkim të një portieri

Bylisi është në javën e dytë të fazës përgatitore, ndërsa grupi nuk ka pasur ndryshime as në seancën e djeshme.

bylis

Trajneri Jeton Beqiri, bashkë me stafin e tij, që përbëhet nga dyshja mallakastriote Arvid Bregasi dhe Arben Ahmetaj, do të udhëheqin Bylisin e elitës ashtu si në Kategorinë e Parë.

Në Ballsh ajo që bie në sy është numri i konsiderueshëm i tifozëve që ndjekin ekipin nga shkallët e kompleksit “Bylis”, duke përfituar edhe nga afërsia me qendrën e qytetit.

Të shumtë janë kureshtarë për ndonjë afrim apo ndryshime të skuadrës përpara startit të Superiores, por megjithatë deri më tani ka pasur pak lëvizje.

Madje, më shumë në dalje, me lojtarë që janë lënë të lirë dhe huazuar apo dhe nga ata që kanë dalë jashtë planeve të klubit mallakastriot.

Te Bylisi deri më tani është zyrtarizuar afrimi i sulmuesit Luis Kaçorri, ndërsa ka rinovuar kontratën braziliani Loran.

PORTA – Skuadra ballshiote ka nevojë për përforcime në çdo repart dhe drejtuesit po punojnë për të konkretizuar afrimet sa më shpejt. Reparti i portës ka mbetur tashmë në duart e 18-vjeçarit shtatlartë të Kombëtares U-19, Renato Beqaj.

Portieri lushnjar, Oltjan Haremi, nuk ka qenë në asnjë seancë i pranishëm në Ballsh dhe sipas të gjitha gjasave, e ka mbyllur me mallakastriotët. Portën e Bylisit në sezonin e kaluar e mbrojtën Alban Miftari në 11 ndeshje, Oltjan Haremi në 12 ndeshje, si dhe i riu Renato Beqaj në 6 të tilla.

Presidenca ka pasur eksperiencë të suksesshme, pasi ka afruar në Ballsh portierë që kanë luajtur edhe me Shpresat apo Kombëtaren.

Natyrisht, kjo traditë nuk do të prishet as këtë sezon, por mbetet për t’u parë se kush do të jetë numri një në portë, pasi klubi ende nuk ka konfirmuar afrimet.

ERJON SALIU – Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×