Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, nëpërmjet rrjeteve sociale ka dërguar një mesazh ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të Anri Kashikut, 18-vjecarit i cili u mbyt sot në Durrës teksa shpëtonte dy të mitur. Duka ka shprehur ngushëllimet në emër të komunitetit të futbollit, pasi Kashiku ishte një lojtar i Akademia Shqiponja 2017.
MESAZHI I DUKËS
“I tronditur nga lajmi tragjik i ndarjes së papritur nga jeta i Anri Kashikut, djaloshit 18-vjeçar nga Durrësi. Nuk ka fjalë për të përshkruar këtë ngjare të rëndë.
Përveçse një hero, Anri, i cili shpëtoi nga mbytja në det dy fëmijë para se mposhtej pabesisht nga dallgët e detit, ishte dhe një futbollist i perspektivës me Akademinë Shqiponja 2017.
Dua t’i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së tij, të afërmve, shokëve e drejtuesve të skuadrës në këtë moment të vështira. Lamtumirë Anri!
Kujtimi dhe sakrifica juaj do të mbeten të paharruar nga të gjithë e veçanërisht nga komuniteti i futbollit. U prehtë në paqe!”.
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…