Ndarja nga jeta e piktorit Sali Shijaku, Basha: I la pas trashëgim kulturës sonë një arkivë të pashoqe ngjyrash dhe jete në telajo

307927670 641658757329357 7251307787819603411 N

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu është bashkuar reagimeve për ndarjen nga jeta të piktorit të njohur, Sali Shijaku.

Në një mesazh në ‘Facebook’ Basha pohon se Shijaku i la pas trashëgim kulturës tonë një arkivë të pashoqe ngjyrash dhe jete në telajo.

“Me trishtim mora lajmin e ndarjes nga jeta të piktorit dhe artistit të madh Sali Shijaku. Ai i la trashëgim kulturës tonë një arkivë të pashoqe ngjyrash dhe jete në telajo. Ikja e tij nga kjo jetë lë pas një zbrazëti për familjen, miqtë dhe admiruesit e artit të tij elegant.

Ngushëllime të sinqerta për familjen, miqtë dhe të gjithë komunitetin e artistëve për këtë humbje të madhe!”, shkruan Basha.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×