Skënderbeu po bëhet gati për nisjen e sezonit të ri. Qëllimi është që të jenë kompletuar deri më 20 korrik, për të pasur një ide më të qartë për organikën. Me shumë interes pritet të bëhet debutimi i afrimeve të reja dhe në këtë listë është Elvis Prençi, mbrojtësi i cili vjen me eksperiencë të madhe mbi supe.
Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, 29-vjeçari rrëfen se çfarë e bindi të linte Superligën e Kosovës dhe të bëhej pjesë e korçarëve në Kategorinë e Parë. Duket se e ka bindur vetë Arjdan Takaj dhe misionin e ka të njëjtë me atë të drejtuesve, të kthehen direkt në elitë.
Pas aventurës te Llapi, zgjodhët Skënderbeun për të vijuar karrierën…
Të them të drejtën, ishte insistimi i presidentit që më solli në Korçë. Unë kam qenë edhe herë të tjera në kontakt me Ardjan Takajn. Më kujtohet në kohën kur unë luaja për Kombëtaren U-21, që patëmbisedime të tilla, por ndoshta ky ishte momenti i kthimit në realitet të kësaj aventure. Shpresoj që gjithçka të shkojë mbarë.
Veç Takajt, çfarë ju bindi të vinit në Korçë?
Emri i Skënderbeut dhe vetë kushtet që të krijon ky klub për të punuar. Funksionojnë si një klub europian, por pa dyshim edhe projekti që më prezantoi presidenti bëri të veten. Ai synon që të nisë një cikël tëri për Skënderbeun. Këto ishinndër arsyet që pranova ofertën, para ekipeve të tjera tëSuperiores tonë dhe të Kosovës.
A ju stepi fakti që Skënderbeu këtë sezon do të luajënë Kategorinë e Parë?
Në fillim hezitova paksa, për të qenë i sinqertë. Dhe pikërisht nga ky fakt, që ekipi do të luajë këtë sezon në Kategorinë e Parë dhe jo në Superiore. Por po vazhdoj të tregohem i sinqertë në përgjigjen time,ndikim jo të vogël pati edheprofesor Gega, me të cilin kammarrëdhënie shumë të mira.
Pas kontakteve me klubin, telefonova atë për t’u konsultuar dhe më foli shumë përSkënderbeun, mënyrën epunës, profesionalizmin dhepër sa mirë u ndie ai te ky klubpër kohën që punoi.
Kategoria e Parë këtë sezon nuk është e lehtë përt’u kaluar…
Me aq sa kam informacion përorganizimin e Kategorisë sëParë këtë sezon, mendoj qëkëtë vit nuk do të ketë ekipetë lehta për t’u mundur. Për mua çdo ndeshje duhet vlerësuar njëlloj dhe do të jap kurdoherë maksimumin tim.
Skënderbeu ka humbur shumë lojtarë pas rënies.A do t’ia dilni të ringriheni shpejt?
Skënderbeut nuk i shkon aspakky pozicion, duke iu referuarhistorisë së viteve të fundit,jo vetëm në Shqipëri, por edhenë arenën europiane. Presidenti së bashku me profesor Memellin janë duke bërë një punë kolosale për të hedhur bazat e ekipit për sezonin e ri. Ajo qëmë pëlqen nga organizimi ikëtij klubi është se nuk pomendojnë vetëm për këtë sezon, por edhe për të ardhmen.Kjo praktikë e tillë të bën tëjesh i bindur se sukseset do tëvijnë.
– Arena e Lajmit

Loading…
Loading…