Ruleta ruse i buzëqeshi skuadrës mike nga Gjeorgjia, në duelin e zhvilluar mbrëmjen e sotme, mes Partizanit dhe Saburtalos. Bardhekuqtë arritën të festonin, duke përmbysur rezultatin e sfidës së parë, ku Partizani fitoi me rezultatin 0-1.
Saburtalo, u hakmor, duke fituar me të njëjtin rezultat, teksa u tregua më i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. E si të mos mjaftonte eliminimi i Partizanit, nuk mungoi as tensioni në fund, me tifozët që hodhën një kapsolle pranë portierit gjeorgjian, i cili mbeti i shtrirë, ndërsa më pas fluturuan edhe disa shishe uji në fushë, të cilat Partizani do t’i paguajë me një gjobë të majme.
Ndërkohë pas ndeshjes, klubi i Saburtalos, publikoi në faqen zyrtare, disa foto gjatë festës në fushë dhe në dhomat e zhveshjes. “Emocionet e fitores”, ishte mbishkrimi i vendosur nga gjeorgjianët në albumin e fotove të publikuara.
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…