Matajs de Ligt duket se ka ulur vrullin dhe dëshirën për momentin, për t’u larguar.
Pas vizitës së bërë në Torino nga drejtori sportiv i Bajernit të Mynihut, Hasan Salihamxhiç, ky i fundit me 60 milionë euro plus bonuse nuk është që ka ofenduar vetëm Juventusin, por mesa duket disi edhe vetë futbollistin 22-vjeçar, që priste diçka më serioze nga kampionët e Gjermanisë.
Dhe nga kjo situatë ka dashur që të rifutet në skenë “Zonjë e Vjetër” dhe drejtuesit e saj, për të kërkuar gjetjen e një akordi, për të shuar edhe ndjenjën e divorcit mes palëve.
Matajs de Ligt dhe Juventusi duket se janë gati që të ulen sërish në tavolinë për të biseduar mundësinë e një rinovimi kontrate, por kjo me kusht për të ulur klauzolën ekzistuese në marrëveshjen prej 120 milionë eurosh, e cila po largon çdo pretendente të mbrojtësit.
Kjo lëvizje do t’i bënte mirë edhe Juves dhe holandezit, pasi do t’i jepnin njëri-tjetrit 1 tjetër vit kohë për të menduar më së miri edhe situatat dhe pakënaqësitë e shpërthyera këtë verë.
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…