Milani ofroi më shumë, ylli portugez e injoron. Javën tjetër zyrtarizohet firma me…

Renato Sançez i ka dhënë fund ëndrrave të Milanit për të bërë portugezin pjesë të tij. Futbollisti do t’i bashkohet që nga java e ardhshme PSG-së, pasi Lila është dorëzuar para kërkesës së tij dhe ka gjetur akordin me kampionët e Francës.

Sanches-Leao

Milani ndiqte prej muajsh Renato Sançez dhe kishte arritur një akord me Lilën, pasi i ofronte klubit francez 15 milionë euro plus 3 të tjera si bonuse në varësi të arritjeve. Por “Le Parisien” bën të ditur se akordi mes dy klubeve franceze është arritur me një shifër më të vogël, vetëm 12 milionë euro, pasi lojtari portugez kishte refuzuar çdo tentativë për ta nisur drejt Italisë.

Ai kishte qenë i qartë se dëshironte të luante te PSG dhe nën urdhrat e Galtie, ndaj Lila është dorëzuar dhe ka kthyer mbrapsht ofertën e Milanit, duke pranuar atë të PSG-së. Kështu, në ditët e para të javës, Renato Sançez do të kryejë vizitat mjekësore me francezët dhe më pas do të udhëtojë drejt Japonisë për t’iu bashkuar shokëve të skuadrës në turneun përgatitor të sezonit.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×