Vllaznia do të përballet të enjten e 21 korrikut ndaj rumunëve të Universitatea Krajovës, në sfidën e vlefshme për turin e dytë të Ligës së Konferencës. Ky duel do të startojë në orën 21:00 në stadiumin “Loro Boriçi.
Ditën e sotme pritet të dilnin në treg edhe biletat për këtë sfidë, teksa nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, klubi shkodran bën me dije se shitja e tyre në sportel do të fillojë ditën e shtunë (nesër).
NJOFTIMI I VLLAZNISË:
“Duke filluar nga nesër (e shtunë), në sportelet pranë stadiumit “Loro Boriçi” nis shitja e biletave të ndeshjes Vllaznia- Universitatea Craiova e vlefshme për “UEFA Europa Conference League”, ndeshje kjo që do të luhet të enjten, datë 21 korrik 2022, në ora 21.00 në stadiumin “Loro Boriçi”.
Ndërkohë, bëjmë me dije se biletat mund të vazhdoni t’i blini edhe online duke klikuar në linkun e mëposhtëm:
https://al.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do
Eja edhe Ti!
Forca Vllaznia!”

Loading…
Loading…