Klubi i Superiores bën 50-vjeç, rrëfehet trajneri që i ngjiti i pari: Koha për trofe

Fillimisht me emrin “14 Korriku”, më pas “8 Korriku”, për të vijuar me “Ballshi i ri” dhe prej vitit 1995 “KF Bylis”. Dje klubi ballshiot mbushi 50 vjeç që nga themelimi i tij.

Collage Maker-15-Jul-2022-10.07-PM

Ky përvjetor jubilar e gjen ekipin në elitën e futbollit shqiptar, ndërsa përveç urimeve të rastit nga faqja zyrtare e klubit, ajo që ka habitur gjatë ditës së djeshme ka qenë harresa e bashkisë për Bylisin, që përfaqëson gjithë zonën e Mallakastrës.

1005269_569470929772059_850359302_n

Skuadra e Bylisit, në Kategorinë e Tretë, nëntor 1973

Në këtë gjysmë shekulli nuk kanë munguar sukseset, pasi klubi i futbollit në qytetin e vogël provoi që të luajë edhe në Kupat e Europës dy herë, pikërisht në sezonet 1998-1999 dhe 2000- 2001.

TRAJNERI QË BËRI HISTORINË

Migjen Skënderaj është trajneri që për herë të parë ngjiti Bylisin në Kategorinë Superiore, pikërisht më 5 maj 1996. Nga debutimi në elitë dhe deri më tani, ballshiotët kanë pasur dy dekada ku kanë qenë më shumë herë mes më të mirëve. Në një prononcim për “Panorama Sport”, ish-trajneri Skënderaj tregon me emocione për sukseset e Bylisit të drejtuar prej tij.

“Së pari, dua t’u shpreh mirënjohjen të gjithë atyre që kanë kontribuar për Bylisin që nga themelimi i klubit. Unë jamnjë prej ish-futbollistëve që ka luajtur me Bylisin që në ditët e para të lindjes si klub, duke e nisur nga Kategoria e Tretë. Nder dhe respekt për ata që në 14 korrik të vitit 1972 iniciuan krijimin e ekipit, duke filluar nga drejtuesit ekzekutiv te kohës M.Radovicka dhe E.Saliaj, trajnerin e apasionuar Vangjel Mone, futbollistët E.Yzeiri, A.Murati, M.Saliaj, A.Muça etj.

Nder dhe respekt për të gjithëata që kontribuuan dhe vazhdojnë të kontribuojnë, në veçanti familja Kapllanaj me presidentin Besnik Kapllanaj, që po jepshpirtin për këtë klub, i vetëm! Natyrisht, duke falënderuar edhe gjithë ata që kanë financuar që nga kompania ‘Astir’, Vullnet Harizaj, Isa Zeqiraj, Xhemil Hoxhaj e Besnik Sulaj apo i ndjeri Malollari dhe Uzina Ballsh. Nder dhe respekt për të gjithëfutbollistët që kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribuojnëpër këtë skuadër.

Bylisi ështëkrenaria e Mallakastrës, që tashmë po lë gjurmë nga futbollielitar. Kam fatin të jem bashkudhëtar për 50 vjet. Në atëkohë kur luaja isha vetëm 15vjeç dhe sot jam 65 vjeç mekëtë ekip, si futbollist, trajnere drejtues. Sot jam tifoz i Bylisit dhe krenar që ky ekip kahistori suksesi.

Personalisht ekam drejtuar ekipin në vitet 1995-1996 me një grup djemsh shumë të mirë, ku realizuamnjë ëndërr, duke bërë që futbolli në Mallakastër me hapagalopant të kapte elitën e madje të përballej dhe dominonteme emra të mëdhenj në Shqipëri. Kam shumë kujtime,sepse jam bashkudhëtar meBylisin. Do të ishte mirë që tëshkruhej një libër dhe të jetëkujtim për brezat historia e Bylisit 50-vjeçar.

Nga nivelet mëtë ulëta, ky ekip ka arritur tëluajë në Kupat e Europës. Dhurata më e bukur në këtë 50-vjetor ishte që Bylisi u shpallkampion i Kategorisë së Parë,duke u ngjitur në Superiore.Sukses është edhe fitimi përtë dytin edicion radhazi i kampionatit me U-21. Tashmë kaardhur koha që Bylisi të marrë një trofe edhe në futbolline madh”, ka thënë fillimishtSkënderaj, ndërsa në fund nukka kursyer Bashkinë e Mallakastrës për mungesën embështetjes ndaj klubit.

“Nëfund lihet ëmbëlsira dhembase nuk duhej ta përmendja, por bashkia nuk duhet taharrojë fare që ka edhe Bylisin, që edhe në axhendën efestave të ‘Besëlidhjeve’ tëPoçemit nuk e ka përmendur.Është turp! Sporti është i tëgjithëve dhe natyrisht ajobashki duhet që ta mbështe së Bylisin. Fundja e ka detyrim”,përfundoi trajneri që për herëtë parë në historinë e klubitballshiot ngjiti këtë skuadër në Superiore.

ERJON SALIU – Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×