Thomas Strakosha ka nisur zyrtarisht aventurën e tij me klubin e Brentford, për të cilin firmosi vetëm një ditë më parë. Portieri i përfaqësueses shqiptare, ka nënshkruar për katër vite me anglezët, ku pritet të luftojë për një vend në formacion në rreshtimin e ekipit që luan në Premier Ligë.
Për të mundur konkurrencën e David Raja, i cili ka mbrojtur portën në sezonin e kaluar, nuk ka kohë për të humbur. Kështu, Strakosha është paraqitur menjëherë në qendrën stërvitore në Gjermani ku klubi po kryen fazën përgatitore për sezonin e ri.
Vetë klubi i Brentford ka publikuar videot e stërvitjes së parë të Strakoshës, i cili ka rënë në sy me ndërhyrjet e tij të shkëlqyera, duke marrë edhe përgëzimet e trajnerit të portierëve që punonte për herë të parë me të.
👐 A first session for Thomas Strakosha#BeesInGermany 🇩🇪 | #StrakoshaSigns pic.twitter.com/ovbPwjmglE
— Brentford FC (@BrentfordFC) July 15, 2022
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…