Numërimi së prapthi ka nisur. Pas katër javësh do të nisë Seria A. Ekipet nuk janë ende të plota. Diku nuk janë kthyer të gjithë futbollistët e diku tjetër priten afrime e largime të tjera. Puna me merkaton vijon me ritme të larta e megjithatë, çdo trajner ka në mendje dy formacione.
Nuk po flasim për atë titullar dhe ndryshimet që mund të pësojë në varësi të rezultatit. Ideja është që një skuadër ambicioze, duhet të ketë dy lojtarë për rol. Rëndësia e atyre që vijnë nga stoli është thelbësore në ecurinë e një sezoni, sidomos kur ai do të ndërpritet për t’i lejuar një muaj Kupës së Botës.
Pasojat e turneut të Katarit parashikohen, por nuk mund të parandalohen. Lodhja dhe dëmtimet do të jenë në rend të ditës, ndaj shumë trajnerë po bëjnë llogaritë për të pasur një pankinë të pasur, e cila do të lehtësojë, me sa mundet, mungesat e titullarëve. Milani kampion do të ketë 13 lojtarë në Botëror, ndërsa Juvja mund të ketë deri në 20 të tillë.
Edhe Interi ushqen shumë kombëtare, ndaj duke i parë në këtë prizëm, le t’u hedhim një sy ndryshimeve që mund të pësojnë tri skuadrat më të mëdha të kampionatit italian.
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…