Sulmet kibernetike/ Prokuroria kërkoi arrest shtëpie, Gjykata vendos “detyrim paraqitje” për 5 punonjësit e IT

Tims

Gjykata e Tiranë nuk e ka miratuar kërkesën e prokurorisë për arrest shtëpie për 5 punonjësit e IT në Departamentin e Administratës Publike (DAP), por ka vendosur detyrim paraqitje lidhur me hetimin për sulmet kibernetike në Shqipëri.

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje për hetimin dhe vendimet e fundit.
Ajo raportoi për “BalkanWeb” se ky është vetëm një hap i parë i ndjekur nga prokuroria e Tiranës në lidhje me sulmet kibernetike. Më herët prokuroria ka kërkuar informacion në 18 shtete. Duke qenë se bëhet fjalë për hakerë iranianë, i gjithë hetimi është lokalizuar në administratën në Shqipëri.

Dy sulmet ndodhën fillimisht ndaj sistemeve qeveritare onlinë dhe më pas ndaj sistemit TIMS të policisë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×