Rikthim i bujshëm pas 10 vitesh, mesfushori del në stërvitje me Dinamon

Asion Daja mund të quhet tashmë lojtar i Dinamos. Mesfushori i cili ka dalë pikërisht nga akademia blu dhe ka luajtur me të deri në vitin 2012, rikthehet kështu pas 10 vitesh. Daja ka dalë sot në stërvitje me skuadrën e Dinamos, duke u vënë kështu nën urdhrat e trajnerit Nevil Dede.

asion daja

Daja ka luajtur gjatë kësaj periudhe me skuadrat e Kastriotit, Partizanit, Tiranës, Skënderbeut dhe Teutës, duke dalë kampion me këtë të fundit, ndërsa tani bëhet gati që të ndihmojë Dinamon të kthehet në elitë.

Dinamo

Blutë e kryeqytetit do të tentojë padyshim që të ngjitet përsëri shpejt në Superiore, por edhe që t’i shkojë deri në fund Kupës së Shqipërisë. Për këtë arsye, blutë po bëjnë përforcime me emra të njohur të futbollit shqiptar.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×