Çfarë po ndodh në Prestige Resort? Policët kapin me dhunë operatorin e News24 dhe e nxjerrin jashtë perimetrit (Video)

Vin Daj Ame [olicine

Një aksion i paligjshëm, pa asnjë njoftim, paralajmërim apo dokument zyrtar është duke u zhvilluar mëngjesin e sotëm në Prestige Resort.

Por përveç paligjshmërisë së aksionit, policia nuk ka lejuar as mediat të filmojnë. Siç shihet në pamjet e filmuara nga operatori tjetër Klodjan Shena, operatori Ervin Daja është kapur për krahu dhe është shtyrë jashtë perimetrit që ka vendosur policia, duke e larguar nga resorti.

Policia nuk lejon asnjë person të hyjë në ambientet ku para orarit zyrtar dhe pa asnjë paralajmërim, pushuesit dhe punonjësit e Prestige Resort janë nxjerrë me forcë nga ambientet.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×