Ish-sulmuesi i Partizanit, Edmond Dosti, përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook” ka “shpërthyer” pas eliminimit të të kuqve:

“Jam shumë i zhgënjyer nga kjo mënyrë impenjimi e disa lojtarëve. Ka lojtarë që ecin në fushë pa pikë angazhimi. Janë edhe disa lojtarë që nuk e dinë çfarë peshe dhe historie ka ajo fanellë.
Kush s’është gati të japë 100% në fushë ta shohë nga tribuna ndeshjen kushdo qoftë ai dhe mos të na hapë menderen se nuk kanë arritur asgjë. Lufta do mendere dhe jo llafe. Merrni shembull nga Laçi, ku i gjithë ekipi luan me zemër dhe jo si ju. Shpresoj që kthesa të ndodhë sa më shpejt në ndeshjet e radhës dhe të na jepni ndjesinë që ky ekip është vërtet për kampion. PMTP”.
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…
and then