“Droga vinte nga Shqipëria”/ Tentuan të kalonin 65 kilogramë kanabis në kufi, arrestohen dy shqiptarë në Malin e Zi

Capture

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar në Malin e Zi për trafik të lëndëve narkotike.

Bëhet fjalë për shtetasit A.D. 27-vjeç dhe I.D. 23 vjeç, të cilëve iu gjetën rreth 65 kilogram marijuhanë e paketuar.

Arrestohen dy të rinj me 65 kilogramë marihuanë në Mal të Zi: A ka mbërritur ngarkesa nga Shqipëria?

Policia e Podgoricës njofton se sasia e drogës u gjet në një kontroll që u është bërë dy automjeteve në Tuz, një automjet i markës “Skoda” me targa të Podgoricës, i drejtuar nga A.D. dhe një automjet mallrash të markës “Renault Kangoo” po me targa të Podgoricës, me drejtues I.D.

“Gjatë kontrollit të kamionit, policia gjeti 65 pako me një substancë të dyshuar si lëndë narkotike marihuanë, me peshë rreth 65 kilogramë”, thuhet në njoftim.

Lënda narkotike e sekuestruar dyshohet se vinte nga Shqipëria.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×