Shpërndanin heroinë në doza, dy të arrestuar në Shkodër (EMRAT)

Hkoder

Është finalizuar operacioni i koduar “Weekend” për goditjen e shpërndarjes së drogërave të forta në doza.

Dy persona kanë rënë në pranga, ndërsa bëhet me dije se është sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike heroinë.

Në pranga kanë rënë shtetasit Erjon Stomiç, 21 vjeç dhe Alvaro Vuksani, 24 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Njoftimi:

Shpërndanin lëndë narkotike heroinë, të ndarë në doza, kapen në flagrancë teksa lëviznin me automjet, dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohet një sasi lëndë e dyshuar narkotike heroinë, e ndarë në doza, gati për shitje.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, të DVP Shkodër, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, si dhe bazuar në inteligjencën informative se 2 shtetas shpërndanin doza drogash të forta, në qytet, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ëeekend”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit E. S., 21 vjeç dhe A. V., 24 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Shërbimet e Policisë, në kuadër të operacionit “Weekend”, kanë ndaluar për kontroll, automjetin me të cilin udhëtonin 2 shtetasit e arrestuar. Si rezultat, këtyre shtetasve iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike heroinë, e ndarë në doza, gati për shitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×