Përplasen dy makina në aksin Gjirokastër-Tepelenë, plagosen dy drejtuesit e automjeteve, policia jep detajet (FOTO)

Aksident Ne Korce 2

Një aksident është regjistruar këtë hënë në aksin Gjirokastër-Tepelenë.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona. Mësohet se një autoveturë tip ‘Ford’ është përplasur me një autoveturë ‘MercedezBez’.

“BalkanWeb” mëson se të lënduar kanë mbetur të dy shoferët, bëhet fjalë për 25-vjeçarin G.M., dhe 35-vjeçaren J.B.

Gjirokastër/ Informacion paraprak

Rreth orës 10:05, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Virua”, janë përplasur automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin G. M., 25 vjeç, banues në Memaliaj, dhe automjeti tip “Ford”, me drejtuese shtetasen J. B., 35 vjeçe, banuese në Përmet.

Për pasojë, kanë mbetur të dëmtuar të 2 drejtuesit e automjeteve, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×