“Pellgjet’ e gjakut ende në rrugë/ Babë e bir u plagosën nga dhëndri, 30-vjeçari niset drejt Tiranës në gjendje të rëndë, i ati në reanimacion (Emrat)

Vloree

Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku babë e bir mbetën të plagosur rëndë me thikë nga dhëndri i tyre.

Duket se një konflikt i çastit fillimisht me 30-vjeçarin Albion Brahushi ka bërë që dhëndri të nxirrte thikën, duke e goditur rreth 10 herë. Më pas në konflikt është përfshirë edhe babai i Albionin, 60-vjeçari Xhevdet Brahushi, i cili po ashtu ka mbetur i plagosur disa herë në bark, gjoks dhe këmbë.

Gazetari Enrik Mehmeti bën me dije se 30-vjeçari është transportuar mëngjesin e sotëm drejt Tiranës, pasi gjendja e tij paraqitet tepër e rëndë.

Ndërkohë babai i tij mbetet në reanimacion në Vlorë, por gjendja e tij ende nuk cilësohet si jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë autori është vënë në pranga disa orë pas ngjarjes së rëndë.

 

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×