Dueli me Zrinjskin, Tiranën e gjykon qiprioti të cilit i sulmuan shtëpinë

Në Tirana-Zrinjski do të vendosë drejtësi një katërshe arbitrash nga Qiproja. Kryesor do të jetë Lukas Sotiru, i cili ka një të kaluar të çuditshme në vendin e tij. Lukas Sotiru është një gjyqtar i mirë qipriot. Nuk ka ndonjë të kaluar shumë të madhe në Europë, sepse ka gjykuar vetëm një herë Atletikon e Madridit. Ama në Qipro është personazh. Nëntorin e kaluar gjyqtari ka kaluar një situatë të vështirë.   

sotiru

“Situata në futbollin qipriot mban erë ‘baruti’ dhe më e keqja është se tensioni nuk mbetet te fjalët dhe njoftimet e skuadrave, por shkon përtej katër vijave të fushës dhe arrin deri në dëmtimin e pronës personale. Pas shpërthimit me bombë në shtëpinë e nënkryetarit të OMONIA-s, Dimitris Grigoris, disa të panjohur kanë shkruar parulla në muret e shtëpisë së Lukas Sotiru, ndërsa kanë shkaktuar dëme të lehta në makinën e tij dhe në një shtëpi fqinje të një të afërmeje, vjehrrës.

Më shumë gjasa, ngjarja lidhet me fushën e futbollit, ndërsa sipas informacioneve të para, lëvizja e tre personave është regjistruar nga një kamera në zonë”, shkruanin mediat qipriote. Sotiru kishte gjykuar ndeshjen mes Aris Limassol dhe AEK Larnaka, duke nxjerrë tri herë kartonin e kuq. Ai kishte përjashtuar Gustavo nga Larnaka dhe Garcia-Moussoda nga Limassol në pjesën e parë. Një ngjarje e madhe në Qipro që bëri shumë zhurmë.

OLSI AVDIAJ – Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook