“Do t’u nxjerr gjithë dosjen e Gentian Sharrës, edhe sot je i implikuar”, Berisha akuza Ballës, kreu i Grupit të PS: Denonco Lulin nëse ke prova

Sddefault Live

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputeti socialist Taulant Balla janë përplasur sot në Parlament. Berisha e akuzoi Ballën si të lidhur me Gentian Sharrën, ndërsa u shpreh se do ti publikojë atij dosjen që e implikon edhe sot. Ndërkohë që Balla i kërkoi Berishës që të bëhet burrë dhe të kallëzojë në Prokurori ish kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Debatet:

Berisha: Njeriu që sapo foli është me disa mbiemra droge, megjithatë unë në respekt të qytetarëve po kthej përgjigje. E vërteta është që në marrëveshjen që bëri Rama me CEZ i shkaktoi Shqipërisë 630 mln dollarë fatura që CEZ i detyrohet Shqipërisë. Kjo ishte marrëveshja e tij me Fylen.

CEZ e peshoi në kandar Edi Ramën dhe në kundërshtim flagrant me ndihmën e arbitrit shqiptar Rama firmosi marrëveshjen më të madhe korruptive në historinë e vendit në një kompani që i detyrohej fatura 620 mln dhe detyrohej dëme të tjera 3 mld e 200 mln euro. Kur del këtu më mirë sill Gentian Sharrën. Zotëri Do t’u nxjerr gjithë dosjen e tij, të gjitha transkriptet,  të shohësh që edhe sot je i implikuar me të.

Balla: Unë nuk bëj gabime me rregulloren. Unë nuk i deformova fjalën zotërisë. Ajo që unë kërkova është që Kuvendi i Shqipërisë përsa kohë ka miratuar një raport… Ti zotëri je i kallëzuar penalisht. Ajo që unë kërkova është që Prokuroria të kthejë përgjigje. Luli është i yti, jo i imi. Kallëzimin për Lulin në Prokurori e kam bërë unë. Tani që të doli Luli nga vatha, ti thua e kemi mbrojtur ne. Bëhu burrë dhe kallëzoje në prokurori nëse ke prova, por burrë nuk ke qenë kurrë në këto 30 vite.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×