Reagimet/ Transferimi i Dibalës te Roma, tërbohen tifozët e Interit. Ka edhe nga ata që…

Transferimi i Paulo Dibalës te Roma, kur ishte aq pranë kalimit tek Interi, ka shkaktuar një mori reagimesh në rrjetet sociale.

dibala

Ata që kanë ngelur më të surprizuar nga kjo lëvizje, madje edhe të lënduar, duket se janë tifozët zikaltër të cilët gjithsesi janë të ndarë në dy kampe.

Ka nga ata që mbrojnë klubin, ka dhe të tjerë që nuk e konceptojnë dot si mund të rrëshqasë nga duart një tratativë thuajse e përfunduar.

“Një budallallëk, kjo që bëri klubi është një budallallëk. Si mund të humbasësh një mundësi të tillë?”, ishin disa prej reagimeve të ndjekura edhe nga “Ne meritojmë më shumë se ‘Suning’”, “Suning out”, si protesta ndaj pronësisë zikaltër.

Ndryshe ama e ka përjetuar pjesa tjetër që nuk ka dashur ta bëjë dramë, madje duke siguruar se do të jetë Dibala ai që do të pendohet.

“Nuk do të pendohemi ne, por ai”, “Nuk kemi nevojë për të”, ishte ana tjetër e medaljes e tifozëve optimistë që mendojnë se Interi është tashmë një organikë e plotësuar.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×