Tre ndeshje deri tani në Europë dhe tre humbje. Një gol i shënuar dhe katër të pësuar. Ky është bilanci i Tiranës deri tani padyshim shfaq edhe nivelin e futbollit shqiptar. Bardheblutë u mundën sërish sot 1-0 kundër Zrinjski Mostarit, duke treguar limite shqetësuese në lojë, por edhe në aspektin psikologjik.

Një skuadër që gjuan pak dhe rrëmujshëm në portën kundërshtare, “i fal” një penallti rivalëve që në minutën e 12-të dhe mbi të gjitha një skuadër që nuk mund të thuhet se në fushën e vet ka qenë ajo padronia e lojës, pavarësisht humbjeve.
Tri humbjet e saj dhe eliminimi i Partizanit janë një “kambanë” alarmi për futbollin shqiptar, sepse rivalët nuk kanë qenë të nivelit të papërballueshëm, thjesht deri tani ekipet kryeqytetase kanë treguar se janë mbrapa në organizim, në cilësi dhe në alternativat që kanë.
TIRANA-ZRINJSKI 0-1
12′ (p) Bilbija
MINUTË PAS MINUTE
90’+6’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Zrinjskit ndaj Tiranës.
90’+5’ Bekaj ndal përsëri Çuzhe, duke i mohuar golin e dytë ekipit kundërshtar.
90’+2’ Qefalia nuk mund të vazhdojë më dhe shoqërohet jashtë, duke lënë bardheblutë me 10 futbollistë në minutat e mbetura.
90’ Jepen 5 minuta shtesë.
86’ Ritmi i lojës ka rënë ndjeshëm nga zëvendësimet apo edhe dëmtimet e lojtarëve tek të cilët po ndjehet lodhja.
83’ Ismailgeci del nga fusha e lojës duke i bërë vend Përgjonit.
82’ Harkim i rrezikshëm nga e djathta në zonën e Tiranës, për fat Çuzhe në shtyllën e dytë nuk ia del të kthejë si duhet duke ia dorëzuar topin Bekajt.
80’ Zbehet disi loja e bardhebluve që nuk gjejnë hapësira për t’iu afruar portës.
78’ Kamenar dhe Jukiç lënë fushën e lojës për Susiç dhe Çuzhe.
76’ Zrinjski kthehet përsëri te presingu i lartë, për të ndaluar Tiranën që në nisjen e aksioneve.
75’ Gjumsi hyn në fushë në vend të Xhixhës. Debuton dhe Husein, i cili luan në vend të Toshevskit.
71’ Harkim i rrezikshëm nga e majta në zonën bardheblu ku Bilbija nuk devijon sferën që përfundon në duart e Bekajt.
68’ Kamenar ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Totres.
66’ Goditje këndi e Jukiç që shkon direkt drejt portës, me Bekajn i cili grushton i vëmendshëm.
64’ Tirana është shumë më agresive në pjesën e dytë, duke kërkuar në çdo moment që të fitojë topin dhe të niset drejt portës kundërshtare.
59’ Shehi përgjigjet duke larguar nga loja Limajn dhe Hasanin, duke aktivizuar Totren dhe Devid.
58’ Pikërisht Jankoviç lë fushën e lojës për Ilinkoviç.
57’ Jankoviç tenton nga e majta, me topin që harkohet rrezikshëm drejt shtyllës së dytë por kalon mbi traversë.
55’ Seferi këtë herë merr topin nga e majta dhe shkon në qendër ku tenton nga jashtë zonës, sfera kalon pak mbi traversë.
54’ Seferi merr topin para zonës dhe krijon hapësirën për të gjuajtur por pastaj sheh goditjen e tij të bllokohet nga mbrojtësit kundërshtarë.
54’ Goditje dënimi ballore për Tiranën, në vend të Limajt gjuan Hasani i cili dërgon sferën mbi traversë.
50’ Këtë radhë Xhixha bën gjithçka mirë dhe gjen Seferin, por ky i fundit nuk kalon dot portierin i cili del dhe kontrollon sferën.
49’ Xhixha ka mundësinë të nisë një kundërsulm në krahun e majtë, por nuk arrin të çojë topin në qendër për Seferin.
46’ Nis pjesa e dytë pa ndryshime në të dy ekipet.
45’+3’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Zrinjskit.
45’+1’ Pak panik në pankinën bardheblu pas një rënie të Najdovskit që shtrëngon pulpën. Por lojtari pastaj del vetë nga fusha e lojës duke qetësuar Shehin.
45’ Jepet 1 minutë shtesë në fund të pjesës së parë.
41’ Kombinim mes Ismailgecit dhe Xhixhës në të majtë, niset pasim i shpejtë në qendër për Seferin por Çondriç del dhe kontrollon topin para sulmuesit të Tiranës.
38’ Behiratçe gabon pasimin mbrapa dhe i jep mundësinë Zrinjskit të tentojë portën me Jankoviç. Bekaj bën përsëri një grushtim dhe largon sferën.
32’ Pas një dominimi të plotë të Tiranës në mbajtjen e topit, boshnjakët dalin para dhe krijojnë rrezikun e radhës para Bekajt. Pas një harkimi nga e djathta, Tiçinoviç devijon para portës, me portierin i cili përsëri grushton dhe eviton një gol.
26’ Hasani nga e djathta harkon mirë në qendër për Seferin, por ky i fundit nuk arrin të devijojë para portës duke parë sferën të ndalet në duart e portierit të boshnjakëve.
24’ Top nga thellësia për Bilbija, i cili devijon para Bekajt por gardiani grushton duke shpëtuar portën nga goli i dytë.
22’ Tani Zrinjski është plotësisht i kthyer mbrapa, duke ndalur sulmet e njëpasnjëshme të bardhebluve, teksa ka zgjedhur kundërsulmin si taktikë në këto minuta duke mos bërë presing të lartë.
18’ Bardheblutë gjejnë hapësira të mëdha sidomos në krahun e djathtë ku Ismailgeci, Hasani e Toshevski provojnë me radhë të nisin sferën në zonë, por pa gjetur Seferin apo Xhixhën që mbulohen nga mbrojtësit të cilët largojnë rrezikun.
16’ Tirana mundohet të reagojë, fillimisht me një goditje këndi e pastaj me një zbritje të shpejtë të Seferit, por pa gjetur hapësirën për të tentuar portën e skuadrës mike.
12’ Tirana e pëson me penallti! Limaj gabon në largimin e topit nga zona duke goditur Jukiç dhe gjyqtari nuk heziton të bëjë shenjë nga pika e bardhë. Bilbija gjuan në të majtën e Bekajt i cili gjen krahun por nuk ndal dot sferën që përfundon në rrjetë. 0-1
9’ Limaj nis një top në thellësi për Hasanin dhe ky i fundit vë në vështirësi qendërmbrojtësit kundërshtarë, duke i detyruar t’i dhurojnë Tiranës një goditje këndi.
6’ Pas një aksioni të gjatë të miqve që përfitojnë nga pasiguria e prapavijës bardheblu, Tiçinoviç tenton portën por dërgon sferën në duart e Bekajt.
4’ Presingu i skuadrës boshnjake vë në vështirësi Toshevskin dhe Najdovskin të cilët nuk arrijnë të largojnë topin duke i dhuruar miqve një rivënie anësore në gjysmëfushën e tyre.
2’ Krosim nga e djathta i boshnjakëve, Bekaj grushton duke larguar sferën nga zona.
1’ Nis dueli me shkelmimin nga qendra të bardhebluve.
FORMACIONET ZYRTARE
TIRANA: Bekaj, Behiratçe, Najdovski, Toshevski, Ismailgeci, Aleksi, Limaj, Qefalia, Hasani, Xhixha, Seferi.
Trajner: O. Shehi
ZRINJSKI: Çondriç, Tiçinoviç, Çorluka, Barishiç, Magdiç, Memija, Saviç, Komenar, Jankoviç, Jukiç, Bilbija.
Trajner: S. Jakiroviç

Arena e Lajmit
Loading…
and then