Distancë kërkesë-ofertë, por ka optimizëm për rinovimin e lojtarit të preferuar të Inzaghit

FcInterNews.it bën një përmbledhje për të ardhmen e Federico Dimarco, duke treguar edhe për një distancë të caktuar mes lojtarit dhe klubit në lidhje me shifrat për rinovimin, teksa vlen të theksohet se lojtari është kthyer në një pikë kyçe për skemat e Inzaghit.

Për momentin, mbrojtësi fiton 1.8 milionë në sezon dhe nëse ka një marrëveshje mes palëve për zgjatjen e marrëveshjes deri në vitin 2028, hendeku midis kërkesës dhe ofertës ekonomike është ende i madh.

Interi dëshiron të rrisë pagën në 2.5-2.7 milionë në sezon, ndërsa nga ana tjetër pritshmëritë janë më të larta: 3.5 milionë, çka do bënte që Dimarco të bëhej pjes e grupit ku janë lojtarët më të paguar të nënkampionëve të Europës.

Rruga e mesme është e lehtë për t’u identifikuar, por mbi të gjitha vullneti i lojtarit do të jetë vendimtar dhe nuk ka dyshim për këtë. Edhe pse ka disa sondazhe nga Premier League, Dimarco nuk ka ndërmend të vlerësojë alternativa për karrierën e tij përveçse Inter.

()

Arena e Lajmit


Distancë kërkesë-ofertë, por ka optimizëm për rinovimin e lojtarit të preferuar të Inzaghit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook