Kreu i Shtetit Ilir Meta ka pritur këtë të premte në ambientet e Presidencës nxënësen e shkollës 9-vjeçare “Lidhja e Prizrenit, Amantia Torban.
Meta thotë se sot ajo është presidente e Qeverisë së Nxënësve në shkollën ku mëson, por në të ardhmen e afërt sipas tij do të jetë pjesë e elitës intelektuale të vendit.
Postimi i Ilir Metës:
Amantia Torba është sot Presidente e Qeverisë së Nxënësve të Shkollës 9-vjeçare “Lidhja e Prizrenit” në Paskuqan, por nesër do të jetë pjesë e elitës intelektuale të vendit, pse jo edhe Presidente e Republikës.
Nuk ka më bukur se të mikpresësh dhe të bisedosh çiltërsisht me nxënës të shkëlqyer në mësime, të cilët premtojnë shumë dhe do të na prijnë drejt zhvillimit dhe progresit të pandalshëm.
Të mbështesim më shumë arsimin si investimi më i mirë dhe më i sigurt për një të ardhme të sigurt!
Arena e Lajmit