Flamurtari pret sot Devollin dhe llogaritë bëhen vetëm me fitoren. Këtë e thotë edhe trajneri Dritan Resuli për “Panorama Sport”:
“E mbyllim sezonin e rregullt me Devollin, por kemi edhe një finale përpara. Nuk mund të ulim ritmin, ndaj do zbresim në fushë me të njëjtin qëllim si 21 javët e mëparshme.
Jemi duke parë edhe disa elementë të rinj nga moshat dhe besoj e mendoj që mund të jenë pjesë e grupit për sezonin e ardhshëm”.
I pyetur nëse sot do të kënaqej edhe me një barazim, kreu i pankinës nuk bën kompromis.
“Ne do marrim maksimumin nesër (sot). Do të kemi një ndërthurje të elementëve të rinj dhe me lojtarët që kanë mbajtur peshën gjatë kampionatit, që ne të mos humbim shkëlqimin që kemi pasur gjatë gjithë këtij sezoni”, përfundoi tekniku vlonjat.
– Arena e Lajmit