Kryetari i FRD-së, Sali Shehu ka uruar Dritan Abazoviç për zgjedhjen si kryeministër i Malit të Zi.
Përmes një deklarate për mediat ai bën të ditur se “Mbrëmë në darkë me propozim të presidentit Gjukanovic, parlamenti i Malit të Zi votbesoi Dritan Abazovicin si Kryeministër te Malit të Zi.Ky është një lajm i gëzuar dhe inkurajues për të gjithë Shqiptarët, jo vetem per ata qe jane shtetas te Malit të Zi. Madje pa rezerva e them qe kjo është ngjarja më e rëndësishme në historinë e Shqipërisë dhe Ballkanit pas pavarësisë se Shqiperise dhe pavarësisë së Kosovës!”.
Sipas Shehut “Dritan Abazovici spikati në skenën politike si një politikan largpamës, me një qëndrim të qartë perëndimor. Zgjedhja e tij Kryeministër përbën një pikë kthese në rajonin ku çështjet e minoriteve vazhdojnë të jenë ende një tabu. Ky eshtë patjetër një shembull që duhet ndjekur edhe nga vendet e tjera ne rajon, madje edhe ato vende që janë anëtare të BE. Kjo konfirmon edhe një herë faktin që shqiptarët janë një busull e përhershme në rrugën e përbashkët të vendeve të rajonit tonë drejtë BE. i urojmë Dritan Abazovicit dhe të gjithë shqiptarëve të Malit të Zi. Suksese në detyrën e re”.