Aksident në aksin Korçë-Pogradec, makina përplaset me kamionin  

Aksident

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Korçë-Pogradec, në kthesën e Plloçës në ngjitje, ku sipas raportimeve të para mësohet se janë përplasur një mjet dhe një kamion.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se sipas informacioneve të para, nuk raportohen dëme në njerëz, por vetëm materiale.

Dëme ka pësuar vetëm mjeti në pjesën e përparme të tij. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, makina përplaset me kamionin  

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook