E ardhmja në dyshim, Konte thyen heshtjen: Unë te PSG-ja? Janë të gjitha…

Antonio Konte i ka quajtur lajme të rreme ato që shkruhen se ai do të jetë trajneri i ri i PSG-së. Në Francë dhe Itali këtë javë është folur se kampionët e Francës janë të interesuar për ta zëvendësuar Mauricio Poçetinon me trajnerin e Totenhemit.

KONTE 1

Trajneri italian, i cili ka edhe 12 muaj kontratë me “Spërsat”, thotë se janë të gjitha spekulime.

“Sigurisht që mendoj se është pozitive që klubet e tjera vlerësojnë punën time. Kjo është një gjë. E vërteta është se nuk më pëlqen kur njerëzit përpiqen të investojnë lajme, vetëm për të folur vetëm për të krijuar probleme.

Kjo nuk është e drejtë dhe e ndershme për mua, klubin tim dhe lojtarët e mi. Ata duhet të tregojnë respekt për të gjithë ne dhe të mos shpikin lajme të rreme apo thonë shumë gënjeshtra”.

Arena e Lajmit


E ardhmja në dyshim, Konte thyen heshtjen: Unë te PSG-ja? Janë të gjitha…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook