“Berisha ka lajmëruar një tjetër akt përçarës të PD”, Bardhi: Interesi i demokratëve është bashkimi dhe lufta kundër Ramës

Bardhi 10

Deputeti demokrat, Gazmend Bardhi ka reaguar për mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD ditën e nesërme. Bardhi e cilëson këtë si një akt përçarës të Sali Berishën kundrejt Partisë Demokratike, ndërsa shprehet se ish-kryeministri është duke ndërtuar një parti personale.

“Ndërtimi i strukturave paralele nga baza në qëndër, nuk është asgjë tjetër, vetëm nje akt turpi për të dëmtuar PD, për të mbajtur gjallë ndasitë mes demokratëve dhe për të shfokusuar PD nga beteja me regjimin e Edi Ramës”, shprehet ndër të tjera Bardhi, në një reagim bërë në Facebook.

Reagimi i plotw:

Nesër Sali Berisha ka lajmëruar një tjetër akt përçarës të Partisë Demokratike. Interesi i demokratëve është bashkimi dhe lufta e të gjithëve bashkë, kundër Edi Ramës. Interesi i Sali Berishës është përçarja, zvogëlimi, lufta dhe armiqësia mes demokratëve dhe ndërtimi i një partie personale, që i shërben vetëm interesit të tij personal.

Në vijim të ndërtimit të një partie personale, nesër sipas tij radhën e ka Këshilli Kombëtar. Qartësisht ajo që po bën Sali Berisha nuk ka lidhje me Partinë Demokratike. Këshilli Kombëtar i PD është në detyrë, funksional, i regjistruar në gjykatë dhe me mandat që i përfundon më 17 Korrik 2025.

Ndërtimi i strukturave paralele nga baza në qëndër, nuk është asgjë tjetër, vetëm nje akt turpi për të dëmtuar PD, për të mbajtur gjallë ndasitë mes demokratëve dhe për të shfokusuar PD nga beteja me regjimin e Edi Ramës.

“Berisha ka lajmëruar një tjetër akt përçarës të PD”, Bardhi: Interesi i demokratëve është bashkimi dhe lufta kundër Ramës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook