
Një ndërtesë e përpunimit të qumështit më fshatin Gramëz të Krujës është përfshirë nga flakët.
Mësohet se ndërtesa ishte në pronësi të shtetasit N.Z., dhe si pasojë e flakëve është djegur plotësisht.
Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 07:30, në fshatin Gramëz të Krujës, në një ndërtesë të përpunimit të qumështit , (baxho) në pronësi të shtetasit N. Z., ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim përcaktimine shkakut të rënies së zjarrit.
Arena e Lajmit