Çelsi merr vendimin për pronarin e ri, ja kush zgjidhet për t’u vendosur në krye të klubit anglez

Tod Bohli pritet të jetë pronari më i ri i Çelsit. Pronari i skuadrës së bejsbollit në Shtetet e Bashkuara, Los Anxhelos Doxhërs, duket se ka triumfuar në garën për klubin anglez.

boehly celsi

Vetëm përpara disa orësh ishte oferta e njeriut më të pasur në Mbretërinë e Bashkuar, Sir Xhim Ratklif, që shkonte në një vlerë mbi 4 miliardë eurosh. Por duket se i preferuar ka dalë biznesmeni amerikan.

Nëse marrëveshja përfundimtare për të blerë Çelsin arrihet, atëherë ajo duhet të pranohet nga Premier Liga dhe pas kësaj do të duhet të miratohet nga vetë Qeveria Britanike.

Gjithsesi duket se Bohli do të jetë me shumë mundësi pronari “Bluve” të Londrës, duke mundur rivalitetin me shumë biznesmenë të tjerë.

Arena e Lajmit


Çelsi merr vendimin për pronarin e ri, ja kush zgjidhet për t’u vendosur në krye të klubit anglez

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook