Dyshohet për motive pronësie/ Plagosen me sende të forta babai dhe dy djemtë në Sarandë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

Sarande 1 1024x576

Tre persona janë paraqitur të plagosur në spitalin e Sarandës, mbrëmjen e kësaj të hëne.

Të plagosurit janë Shaban Avduli dhe dy djemtë e tij të cilët mësohet se kanë marrë plagë të shumta.

Dyshohet se plagët janë shkaktuar nga sulme me sende të forta. “BalkanWeb” raporton se ngjarja ka ndodhur në Çuke, në Sarandë dhe se autor i ngjarjes dyshohet Skender alias Stefan Gjinika, i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Mësohet se Skender alias Stefan Gjinika, rezulton me precedent të mëparshëm.

Bëhet me dije se 62-vjeçari Shaban Avduli ka marrë plagë në kokë. Ndërsa 37-vjeçari Florenc Avduli ka marrë plagë në dorë, ndërsa djali tjetër mësohet se ka pësuar shembje në brinjë.

Arena e Lajmit

Dyshohet për motive pronësie/ Plagosen me sende të forta babai dhe dy djemtë në Sarandë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook