“Nuk janë 5004”, Këlliçi tregon se sa delegatë marrim pjesë sot në Kuvendin Kombëtar të PD

Kellici23

Kryetari i Komisioni i drejtimit të punimeve të Kuvendit të PD-së, Belind Këlliçi ka treguar se sa është numri i delegatëve që marrim pjesë sot në Kuvend.

Ai mes humorit tha se nuk janë 5004 delegatë, shifër që u bë objekt debati dhe diskutimi në Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga Berisha dhe në atë të 18 dhjetorit të Lulzim Bashës.

Këlliçi tha se të pranishëm në sallë janë 1425 delegatë, nga 1830 që janë në total.

“Sekretariati teknik për numrin e delegatëve prezentë në sallë. Jo nuk është 5004, atëherë të nderuar pjesëmarrës pas raportimit e verifikimeve rezulton se prezent janë 1425 delegatë. Duke qenë se numri i përgjithshëm i delegatëve është në total 1838, duke përllogaritur 1100 delegatët e zgjedhur anëtarë aktualë të këshillit kombëtar, dhe prezent në sallë janë më shumë se gjysma, pra më shumë se 920 delegatë deklaroj zyrtarisht çeljen e punimeve të Kuvendit Kombëtar dhe aftësinë vendimmarrëse të tij. Kuvendi është thirrur në mënyrë të rregullt”, pohoi ai.

Arena e Lajmit

“Nuk janë 5004”, Këlliçi tregon se sa delegatë marrim pjesë sot në Kuvendin Kombëtar të PD

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook