RREGULLORJA/ Gafa e Radusë mund të kishte përfunduar në… goditje këndi

Pa dyshim që makthi zikaltër në Bolonja-Inter ka si protagonist Radunë, por më pak nuk është as Nikola Sansone edhe pse rëndësia e prekjes së tij që dërgoi topin në rrjetë u sfumua nga përmasat e gafës së portierit.

90f6a2a4149c5aed7d2fdf85250d2862_XL

Por çfarë do të kishte ndodhur nëse askush nuk do ta kishte prekur atë top të vendosur në lojë nga një rivënie anësore e ekzekutuar nga Perisiç dhe topi do të përfundonte në rrjetë? Në këtë rast rregullat janë të mirëpërcaktuara dhe nuk do të kishim asnjë gol për Bolonjën, sipas traktateve ndërkombëtare.

“Një gol nuk mund të shënohet direkt nga rivënia anësore. Për pasojë, nëse topi shkon në rrjetën e skuadrës së lojtarit që kryen rivënien, do të akordohet goditje këndi për kundërshtarin. Nëse topi shkon në portën e skuadrës kundërshtare të lojtarit që kryen rivënien, akordohet rivënie fundore për kundërshtarin”.

 

Kështu në rastin specifik, nëse nuk do të ishte për devijimin vendimtar të Sansones, që ishte aktivizuar prej vetëm 5 minutash, topi i përfunduar në rrjetë nga rivënia e Perisiçit, në mungesë të prekjes së Radusë, do të kishte sjellë një goditje këndi për Bolonjën. Rregullorja e bën legjitime festën e sulmuesit kuqeblu që në fund i dha tri pikë të çmuara skuadrës së tij.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook